I sapoliruari nga burgu vret 45-vjecarin
KUKES 3 janar 2011 - Nje vrasje ende e pazbardhur tronditi qytetin e Kukesit mesditen e se henes. Sipas policise Kanan Veseli 24 vjec kusheri i kryekomunarit te vrare 2 muaj me pare Remzi Veseli qelloi ndaj Selman Matmujes 45 vjec. Autori eshte kapur nga policia vetem pak minuta pas krimit nderkohe qe ende nuk dihet motivi i kesaj ngjarjeje te rende. Deshmitaret thane se Veseli ka hyre ne lokalin e viktimes ne Kukes me dy pistoleta ne duar dhe ka shtene pa thene asnje fjale me 6 plumba ne drejtim te pronarit. Veseli kishte dale nje dite para krimit nga burgu pasi ishte denuar me 6 muaj burg sepse kishte shtene me arme ne drejtim te bashkefshatareve te tij dhe me pas ishte vetedorezuar. Pas arrestimit as vete autori nuk ka dhene nje shpjegim per ngjarjen. Policia e hedh poshte motivin e hakmarrjes per shkak te krimit ndaj kryekomunarit ndersa po hetohet dhe mbi nje grindje te vjeter mes autorit dhe kusherinjve te Matmujes.