E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres atentat me arme 30-vjecarit

DURRES 3 janar 2011 - Nje 30-vjecar ka mbetur i plagosur paraditen e se henes ne qytetin e Durresit. Ervis eka eshte qelluar me arme zjarri pistolete teksa po udhetonte me makinen e tij tip Volksvagen ne nje zone mjaft te populluar te qytetit nga nje person qe levizte me motociklete. Ngjarja ka ndodhur paraditen e se henes ne lagjen 4 ne rrugen Skenderbej. Nje bresheri plumbash ka goditur automjetin e ekes duke plagosur drejtuesin rende. Ai eshte transportuar per ne spitalin e Durresit e me pas ate Ushtarak. Ndersa motivet dhe autori i tentatives se vrasjes nuk jane zbardhur ende nje ceshtje penale eshte ngritur ndaj ekes pasi gjate kontrollit te mjetit te tij u gjet nje pistolete me nje kreher dhe 14 fisheke te kalibrit 9 mm te cilat i mbante pa leje. l.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›