I shkatërron fabrika
Sa hair, aq sherr. Tetëqind familje të Drenasit sigurojnë ekzistencën nga pagat që marrin në Ferronikel. Por, ndaj kësaj fabrike po ankohen disa qytetarë të kësaj ane. Ata ankohen se po vuajnë nga tymi që del nga oxhaqet e fabrikës së vetme në këtë qytezë.
Ky problem nuk po i shqetëson vetëm banorët, por edhe komunarët në Drenas. Të hënën ata kanë ftuar këshilltarët e asamblesë për një seancë te jashtëzakonshme, ku e vetmja pikë e diskutimit ishte ndotja e ambientit nga fabrika që është privatizuar para pesë vjetësh. Nga ndotja e ambientit më të brengosurit janë banorët që jetojnë fare afër Ferronikelit.
Njëri nga ta Shaban Qorri, shtëpia e të cilit gjendet rreth 500 metra nga fabrika, thotë se jeta në këtë mjedis është bërë e padurueshme. Zhurma, tymi dhe era që vjen nga fabrika sipas këtij banori, po ua nxinë jetën banorëve të lagjes.
“Tim, helm, gazep...nuk e di qysh po mundemi me jetu. Na n’ daç dimër n’ daç verë nuk guxojmë t’i çelim dritaret. Teshat që i qesim me i terë krejt bahen të bardha prej pluhuri dhe tymi”, thotë Shabani për Express.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...