I shpetojne nga flaket, vdesin ne spital
Dy vellezer humben jeten, si pasoje e nje zjarri te rene ne banesen e tyre, nderkohe qe mungesa e infrastruktures nuk u ka dhene shansin per te mbijetuar. Edhe pse jane derguar pas mesnate ne Spitalin e Djegieve, dy te miturit Klezart e Renato Prendi, kane nderruar jete rreth ores 08:00 te mengjesit pas disa komplikacioneve qe kane pasur si pasoje e djegieve ne banesen e tyre, ne fshatin Koder-Sharre te Tiranes. Kete diagnoze e beri te ditur Drejtoria e Qendres Spitalore "Nene Tereza", diten e djeshme. Policia ka nisur hetimet per tragjedine, e dyta pas asaj te Farkes, ku u mbyten ne liqen 16 persona, dhe deklaroi dy pista per ngjarjen e rende, shkendije elektrike dhe lenia hapur e sobes se druve nga femijet, qe ishin te vetem ne shtepi, pasi nena e tyre, Pranvera, kishte shkuar per vizite dyditore te te afermit.
Zjarri
Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 21:00 te se dieles, kur nje zjarr ka rene ne shtepine e Sotiraq Prendit, ne lagjen Vrapaj, pak kilometra larg Tiranes. Brenda gjendeshin te vetem vellezerit Klezart dhe Renato Prendi, 16 dhe 13 vjec, qe po rrinin ne kuzhinen e shtepise njekateshe. Nena e tyre gjendej te te afermit me vellane e vogel, kurse babai, se bashku me nje tjeter prej djemve, ne Greqi per qellime emigracioni. Sipas burimeve policore, dy femijet kishin dy dite qe jetonin vetem ne banese. Sipas hetimeve te policise se Tiranes, dy femijet kane qene te ulur ne nje krevat me suste, ku edhe po ngroheshin ne soben me dru. Gjate ketyre momenteve, banesa eshte perfshire nga nje zjarr. Mes perpjekjeve per te dale jashte, ata kane deshtuar, ndersa kane kerkuar edhe ndihme, duke bertitur. Flaket i kane rrezikuar se tepermi, duke i mbyllur ne kuzhine dhe per te mos u asfiksuar kane dale ne dritare.
Nxjerrja nga flaket
I vetmi person, i cili ka mundur t'u vije ne ndihme femijeve ka qene pikerisht i afermi i tyre, Shaban Xhepa. Ky i fundit, pasi ka pare femijet, te cilet kishin vene kembet ne dritare, ka tentuar qe te hyje ne banese per t'i nxjerre. Por flaket kishin perfshire te gjithe shtepine. Nepermjet nje druri ka shkulur hekurat e dritares dhe me veshtiresi i ka nxjerre dy vellezerit. Nderkohe qe pasi ky i fundit ka nxjerre te dy femijet, tavani i baneses eshte shembur pertoke. Teksa ka nxjerre dy vellezerit nga banesa, i moshuari Xhepa i ka marre ne krah, duke i strehuar ne banesen e tij, ndersa ishin te traumatizuar. Sipas rrefimit te fqinjit, femijet kane qene te veshur holle, me rroba te djegura pothuajse te gjitha dhe kane pasur shume dhimbje ne trup, aq sa nuk lejonin qe t'i prekje per t'u kujdesur.
Hetimet
Teksa femijet ishin perfshire nga ethet, policia dhe ambulanca ishin njoftuar nga ana e banoreve te tjere te lagjes qe po ngjiteshin per ne Koder-Sharre. Makinat jane bllokuar ne fund te kodres, pasi rruga, e cila te conte per ne fshat, eshte e prishur. Forcave policore u jane dashur 20 minuta per t'u ngjitur deri ne lagjen Vrapaj, se bashku me zjarrfikesit per te shuar flaket e mbetura. Gjate perpjekjeve per te shuar zjarrin eshte plagosur dhe efektivi i policise, Ruzhdi Dedja, i cili ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nderkohe qe per dy ore me radhe blute e kryeqytetit se bashku me familjaret kane zbritur femijet me batanije. Gjate rruges, te dy femijet kane pasur etje dhe per kete shkak policeve u eshte dashur te ndalojne ne banesat afer rruges. Ata jane derguar ne spital pak pas mesnate, por, me gjithe nderhyrjen e mjekeve, kane nderruar jete ne spital.
"Nuk do t'i harroj fytyrat e vogelusheve"
Femijet i kane puthur duart, kur ai shqeu hekurat dhe i shpetoi nga flaket e zjarrit. Por dhimbja nuk do te vononte, pasi dy vellezerit, 16 dhe 13 vjec, do nderronin jete ne spital. Shaban Xhepa, rreth 60 vjec, eshte gjendur i pari ne familjen Prendi, duke strehuar vogelushet dhe me pas transportuar per ne spital. Ai eshte edhe i aferm i familjes dhe per moshen qe kishte dy vellezerit i therrisnin gjyshi. Po dje eshte njoftuar edhe babai i viktimave, Sotiraq Prendi, emigrant ne Greqi, qe ka marre rrugen e kthimit per ceremonine mortore te zhvilluar dje pasdite. Shabani rrefen per gazeten "KJ" te gjitha momentet e ngjarjes se dhimbshme.
Si ndodhi ngjarja?
Ishte ora 21:00. Po shikoja televizor ne shtepi, kur me thote vajza, babi po del flake nga banesa e teta Pranveres. Dal menjehere jashte dhe shkoj te shoh. Sapo iu afrova oborrit, pashe qe banesa kishte marre flake.
Cfare bete ne ato momente?
Mendova te vrapoja qe te nxirrja dy femijet qe ishin brenda ne banese. Qe te dy ishin te dritarja dhe kishin nxjerre kembet ne hekura ne perpjekje per te dale. Kam shqyer hekurin e dritares per te t'i nxjerre nga banesa dhe shpetuar.
Kur i nxoret, si ishte gjendja e tyre shendetesore?
Qe te dy femijet ishin te kthjellet. Kishin dhimbje e nuk i prekje dot se ulerinin. Por qe, te dy flisnin qarte.
Cfare ju treguan per ngjarjen?
Asgje nuk na treguan. As nuk e mora vesh se si ndodhi. Djali i vogel, Renatua, me tha pasi e kam nxjerre: "Gjyshi, te puthsha doren, me shpetove jeten". Fjalet e tij do t'i mbaj mend gjithmone.
Kush e lajmeroi policine?
Gjate kohes qe une isha duke nxjerre femijet, policia ishte lajmeruar nga banoret e tjere se bashku me ambulancen. Por nuk kane mundur dot te vine deri ne fshat. Mezi i kemi zbritur femijet poshte me batanije dhe me furgonin e policise jane derguar per tek ambulance, e cila kishte mbetur me poshte.
Ne momentin qe ndodhi ngjarja, me ke ishin femijet ne banesen e tyre?
Vetem, pasi nena e tyre, prej dy ditesh, kishte ikur te vellezerit e saj dhe femijet prej dy ditesh ishin vetem. Babai i tyre jeton ne Greqi.
Policia: Dyshojme per energjine dhe soben
Tragjedia e djeshme ne fshatin Koder-Sharre te Tiranes ka alarmuar edhe policine, e cila nisi hetimet e menjehershme. Burime zyrtare thane dje, per gazeten "KJ", se po hetohet ne dy pista, renien e zjarrit nga nje shkendija elektrike, ose soba e druve qe ishte e ndezur. Gjithashtu, jane marre edhe diagnozat dhe analizat per plaget e dy viktimave per te vleresuar nese vonesa ishte shkak i vdekjes, apo mosnderhyrja e mjekeve ne kohe. Sipas policise, lagjja ku banonte familja Prendi, ishte shume larg rruges kryesore dhe mungonte infrastruktura. Dergimi disa ore me vone ne spital i te demtuarve dhe komplikacionet qe kane pesuar, si pasoje e djegieve, dyshohet te jene shkak i vdekjes. Kurse per zjarrin dyshohet nje shkendije elektrike dhe prushi i sobes se druve.
"Femijet erdhen shume vone, nderhyrja e pamundur"
Ngjarja e rende e ndodhur ne lagjen Vrapaj, ne Koder-Sharre te Tiranes eshte pasuar nga nje tjeter precedent i rende. Dy femijet e demtuar nuk jane derguar ne kohe drejt spitalit te djegieve dhe per kete shkak eshte bere mungesa e nje rruge per mjetet. Zjarri i rene ne shtepine e 44-vjecarit Sotiraq Prendi, pervecse ka shkrumbuar gjithcka, ka sjelle edhe tragjedine oret e para te mengjesit, pasi komplikacionet qe kane pesuar dy vellezerit u kane sjelle vdekjen. Glezart dhe Renato Prendi, perkatesisht 16 dhe 13 vjec, sipas mjekeve te spitalit, nuk kane mundur te shpetonin, sepse u derguan me shume vonese per ne spital. "Edhe pas transportimit ne drejtim te Spitalit te Pergjithshem Civil, plaget e renda te marra nga flaket e kane bere te pamundur nderhyrjen mjekesore", thane bluzat e bardha, dje, per gazeten "KJ". Sipas mjekeve "te dy femijet kane ardhur ne gjendje shume kritike, gje e cila ka bere qe ne te mos na jepej mundesia per t'u shpetuar jeten". Trupat e dy femijeve, jane terhequr nga familjaret rreth mesdites, te cilet me lot ne sy shprehnin tronditjen. Sipas zedhenesit te Drejtorise se QSUT-se, Alvi Bajramaj, "te dy trupat e viktimave, pasi jane sjelle me ane te nje ambulance, kane dhene jete ne duart e mjekeve, pasi ishte shume vone per nderhyrje".