Te vegjlit: Do bllokojme PD-PS
Rozeta Rapushi
Partite e vogla parlamentare do te tentojne me cdo menyre te bllokojne paketat e reformes zgjedhore, qe do propozohen nga forcat e medha politike. Te mbledhur serish dje, pa bashkekryetaret e komisionit, Ilir Rusmali dhe Kastriot Islami, te vegjlit formuluan strategjine e bllokimit te reformes. "Ne kemi voten ne parlament per te kundershtuar paketen e propozimeve qe do te vijne nga dy partite e medha. Por, ka dhe hapesira te tjera per te penguar diktaturen bipolare PD-PS, si ankimi ne Gjykate Kushtetuese", u shpreh kreu i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo. Sugjerimet e tij u mbeshteten dhe nga aleati i PD-se ne pushtet, republikani Arian Madhi. Ai kritikoi ashper nismen me te fundit te socialisteve, te cilet dorezuan dje variantin e tyre per reformen zgjedhore. "PS ka treguar vazhdimisht se nuk kerkon bashkepunim me komisionin e reformes, duke shmangur edhe parlamentin", akuzoi Madhi, i gatshem per kunderveprime te metejshme. Po keshtu, me ironi reagoi dhe kreu i Grupit parlamentar i LSI-se, Pellumb Xhufi. "Nuk i kane munguar edhe perpjekjet per te kaluar kontrabande ligje te dyshimta e pakte te fshehta, qe ne thelb mbrojne interesa te pjesshme dhe e demtojne interesin e perbashket", tha Xhufi. Ai i quajti pakte te fshehta ato te fundit mbi reformen zgjedhore, qe po trazojne ujerat e politikes. "Eshte ai qe ka te beje me sistemin zgjedhor te ideuar nga mendja pjellore e Kryeministrit dhe te promovuar nga segmente te caktuara te opozites", vijoi Xhufi. Sipas tij, LSI do te vazhdoje te denoncoje atentatin me te ri qe po i behet demokracise te organizuar nga nje perbindesh dykokesh, sic e quajti ashper Xhufi. Zyrtarisht behet fjale per dy paketa te reformes zgjedhore, qe jane dorezuar ne Kuvend dhe ne zyren e Kryetares Jozefina Topalli. Nje i perket partive te vogla parlamentare, qe nga e premtja kane depozituar paketen e tyre per reformen. Ne te kerkohet qe ne zgjedhje te shkohet me nje sistem proporcional te personalizuar per te shmangur fenomenin e "Dushkut". Votimi te behet me nje raund e lista te hapura si dhe pragu elektoral per partite qe te hyjne ne Kuvend te jete 2,5%. Ndersa dy te medhenjte, propozojne qe sistemi zgjedhor te jete ai proporcional rajonal e zgjedhjet te behen me lista te renditura shume-emerore. Partite e medha propozojne dhe rritje pragu elektoral per partite qe hyjne ne Kuvend, cka mund te ule nga 12 parti ne 5-7 ne parlament. Paketat e propozimeve do te shqyrtohen nje me nje ne seance plenare, per votim.