I shpëtuari nga HIV me fondacion kundër SIDA-s
Timothy Brown, që besohet se është i pari dhe i vetmi deri tani i kuruar nga infeksioni HIV, ka anoncuar krijimin e një fondacioni të ri në luftën kundër SIDA-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat shkruajnë se ai është shëruar plotësisht nga infektimi me virusin HIV nëpërmjet transplantimit të palcës kockore dhe thotë se ndihet mjaft mirë. Në Washington ai tha se po themelon një fondacion për të stimuluar kërkimet për gjetjen e një kure të përhershme.
47 vjecari Timothy Ray Brown me origjinë nga Seattle, Washington, fitoi famë si i ashtuquajturi “pacienti Berlin”, pasi mjekët provuan mbi të, teknikën unike të përdorimit transplantimit të qelizave bazë të një donatori rezistues ndaj HIV-it për t`i kuruar leuceminë. Që nga viti 2007, ai ka kryer dy transplantime tepër të rrezikshme të palcës dhe vazhdon të testohet negativisht për HIV, duke i lënë pa fjalë hulumtuesit dhe duke ofruar një shteg të ri kërkimi për atë se si terapia e gjeneve mund të çojë drejt një afrimi dukshëm më të pranueshëm.
“Unë jam dëshmi e gjallë se mund të ketë shërim për AIDS-in”, thotë Brown. “Është një gjë e mrekullueshme të shërohesh nga HIV-i”. Ai dukej i gëzuar derisa fliste për gazetarët në Ëashington, ku mbahej konferenca e 19-të ndërkombëtare për AIDS-in. Transplantimi i palcës së cilës ai iu nënshtrua ngërthen shkallë të lartë rreziku dhe mund të jetë fatale për çdo të pestin pacient. Mirëpo ai thotë se e vetmja ankesë që ka këtyre ditëve janë dhembjet e shpeshta të kokës. “Po, jam i shëruar”, tha ai. “Jam HIV negativ”. Ai thotë se është i gatshëm të inkurajojë mjekët për të bërë kërkime të mëtejshme dhe shton se Europa dhe Kina kanë shpenzuar shumë më tepër për kërkimet e kurës sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Brown ishte student në Berlin të Gjermanisë kur ishte testuar pozitiv për HIV në vitin 1995 dhe asokohe iu tha se kishte mbase edhe rreth dy vjet jetë.