E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi i Kolorados, kurohej për probleme psikologjike

James Holmes, autori i masakrës së ndodhur në Kolorado pak ditë më parë, ku mbetën të vrarë 12 persona, gjatë premierës së filmit “Batman”, ishte në kurim psikologjik, shkruajnë mediat duke raportuar për gjendjen e ti mendore. Sipas dokumenteve të fundit të lëshuara nga Gjykata, Holmes po mjekohej nga një psikiatre e specializuar në kurimin e të sëmurëve me skizofreni.

Por, duket se ish-studenti 24 vjeçar, nuk dëshiron të marrë përsipër përgjegjësinë e vrasjeve. I akuzuari kryesor për vrasjen e 12 personave dhe plagosjen e 58 të tjerëve në Denver, shprehet se nuk mban mend asnjë gjë nga ajo ditë. Gjatë qëndrimit të tij në burg, ai ka shprehur habi për faktin që ndodhet i prangosur dhe nuk e di arsyen se përse gjendet aty, duke ngritur pyetje të shumta. Edhe më herët, mediat vendase shkruanin se sjelljet dhe veprimet e tij ishin jo të zakonta.

Ai nuk flet me askënd dhe nga qelia e tij pështynte në drejtim të agjentëve që e mbikëqyrin ose i japin për të ngrënë. Vrasësit të dhjetëra njerëzve në kinemanë Aurora të Kolorados, 24-vjeçarit James Holmes i është vendosur një maskë, pore dhe ata që i kryejnë shërbimet në qelinë e tij të izolimit, janë të pajisur me një maskë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›