E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia kërkon të hapë bazat ushtarake në Kube dhe Vietnam

Çirkov citohet nga agjencia e lajmeve “RIA-Novosti”, të ketë thënë se "Ne po vazhdojmë punën që forcat detare të Rusisë të mund të vendosen jashtë kufijve të Federatës së Rusisë''.
     
"Në kuadër të kësaj pune në plan ndërkombëtar, po studiojmë çështjen e krijimit të pikave të materialit mbështetës dhe teknik në Kubë, Sejshelle dhe Vietnam", shtoi Viktor Çirkov.
     
Kjo intervistë u publikua pak para takimit të parashikuar në mesditë në Soçi, në Detin e Zi, mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut vitnamez, Truong Tan Sang. Në vitin 2001 Rusia u tërhoq nga Vietnami, ndërsa tanimë kërkon të rikthehet.

                                                                                             2012-07-27 17:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›