I thyen gotat ne lokal, plagos klientin
Tirane- I thyen gotat e lokalit, plagos klientin dhe arratiset. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 23:00 te se shtunes ne lagjen "Ali Demi" te Tiranes. Ervin Duka perfundoi ne spital me plage plumbi ne njeren kembe, kurse policia shpalli ne kerkim si te dyshuar per krimin pronarin e lokalit, Endi Mucollari. Burime policore thane se dy personat nuk kane pasur ndonje konflikt mes njeri-tjetrit, por 35-vjecari Duka kishte shkuar si klient ne mbremje ne lokalin e Mucollarit. Aty kishte qendruar disa ore duke pire alkool, derisa eshte dehur. Pikerisht rreth mesnates Duka i ndikuar edhe nga konsumimi i pijeve, ka nisur te shqetesoje klientet dhe pronarin, duke arritur deri tek thyerja e gotave. Gjate debatit per te ruajtur qetesine, 35 vjecari nuk eshte bindur duke nisur edhe zenken. Kaq ka mjaftuar qe Mucollari te marre nga banaku nje arme tip pistolete, duke qelluar disa here ne drejtim te kembeve te kundershtarit. Nje prej plumbave ka kapur Duken ne kembe, kurse i dyshuari eshte larguar me shpejtesi, para se te mberrinte policia. Burime zyrtare thane se shpallen ne kerkim Endi Mucollarin per vepren penale te "plagosjes", kurse i plagosuri eshte jashte rrezikut per jeten.