E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terror ne qytet, plagoset 30-vjecari

Rreshen- Terror dhe frike ne qytetin e Rreshenit. Plagoset me arme zjarri ne mes te dites nje klient lokali, ndersa policia nuk ka mundur dot qe zyrtarisht te identifikoje dhe prangos autorin, megjithese ka pasur emer per te dyshuarin e krimit. Ngjarja ka ndodhur dje rreth ores 15:30 ne rrugen "Abat Doci", pas nje konflikti te castit ne lokal mes klienteve per nje shikim ne drejtim te nje prej tavolinave ku ishin ulur disa vajza. Burime zyrtare bene me dije se i plagosur ne kembe ka mbetur Agustin Lika, banor i qytetit te Rreshenit, i cili gjendej ne shoqerine e disa shokeve te tij. Pasi perfundoi ne spital ku iu nenshtrua edhe nderhyrjes kirurgjikale, cuditerisht 30-vjecari i plagosur nuk ka bere denoncim per autorin, megjithese eshte perleshur edhe fizikisht me te. Dyshohet se ndaj Likes ka qelluar nje biznesmen i njohur ne qytet dhe i proceduar me pare disa here per krime te ndryshme. Policia dha inicialet e tij, K. R., dhe beri me dije se po hetohet ne gjendje te lire deri ne sigurimin e provave te mjaftueshme qe provojne autoresine. Nga drejtoria e Lezhes jane nisur forca te shumta dhe nje grup ekspertesh, qe kane bllokuar ne vendngjarje kater gezhoja pistolete tip "TT". Por aty nuk ka mundur te gjeje dot personazhet e konfliktit qe perfundoi deri ne pergjakje.

Veshtiresite e zbardhjes se ngjarjes kane ardhur edhe per faktin se ne qytet veprojne shume pak forca policie dhe nuk ka me komisariat, por nje poste me disa police. Eshte pritur mberritja e efektiveve e oficereve nga Lezha per te kryer hetimet e tjera. Vendngjarja mesohet se eshte shume prane me "Pallatin e Kultures" se qytetit dhe te shtenat kane alarmuar banoret e shumte. Nga hetimet paraprake mesohet se dy te rinjte jane konfliktuar mes tyre ne nje lokal dhe me pas perfunduan ne nje perleshje ne rruge. Autori i krimit ka shkuar per te marre armen e tij pistolete duke u kthyer dhe qelluar mbi 30 vjecarin Agustin Lika. Por shkaku ka qene veshtrimi i Likes mbi disa vajza qe kishin hyre ne lokal dhe ndodheshin ne shoqerine e K. R., kurse biseda sqaruese ka kaluar ne sharje e perleshje fizike. Provat e siguruara jane derguar ne laborator per gjurmet e gishtave, kurse deshmite dhe denoncimi kane munguar nga te pranishmit dhe vete i plagosuri. Burime policore thane se i dyshuari ka qene disa here i ndaluar per "armembajtje pa leje" dhe "plagosje", ndersa ende nuk eshte ndaluar pasi nuk ka nje denoncim ne dem te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›