Gjimnazistja can doren, dyshohet per tentative flijimi
Nje 17-vjecare perfundoi ne spitalin e Durresit me plage ne doren e majte, ndersa dyshohet se ka tentuar vetevrasjen duke prere damaret. Nena e ka gjetur mengjesin e djeshem te bijen S. P., ne banese duke lare doren e mbuluar nga gjaku ne lavamanin e kuzhines. Menjehere e ka derguar ne spital per mjekim, ndersa te mitures i ka rene te fiket. Burime policore bene me dije se vajza eshte gjimnaziste ne vitin e trete dhe ende nuk jane zbardhur shkaqet e kesaj ngjarjeje, nese eshte aksidentale apo nje tentative vetevrasjeje. Per momentin hetohet per vepren penale te "shkaktimit te vetevrasjes se mbetur ne tentative" dhe vajza pas mjekimit eshte kthyer ne banese.