E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidink: Holanda e veshtire, por s'dalim pa luftuar

Trajneri i Kombetares se Rusise, Gus Hidink, ka deklaruar se lojtaret e tij jane me te vertete te talentuar dhe kane nje te ardhme te madhe ne boten e futbollit. "Jam shume i kenaqur me lojtaret qe kam ne dispozicion, pasi jane shume te talentuar. Jam i bindur qe shume prej tyre do te arrijne te luajne me skuadra te medha dhe te lene gjurme ne futboll. Kane talentin dhe vullnetin e duhur per te qene te tille. Ndeshja me Holanden do te jete shume e veshtire, por ne do te futemi ne fushen e lojes me bindjen se mund te arrijme maksimumin. Jemi mjaft te pergatitur fizikisht dhe ky eshte nje faktor thelbesor ne ndeshje te tilla", tha trajneri i Kombetares se Rusise, Gus Hidink, i cili arriti te kualifikoje skuadren ne cerekfinalet e kompeticionit. Kater here ja ka arritur holandezi 61-vjecar me ekipet kombetare, qe ai ka drejtuar, ta perfundoje me sukses fazen e grupeve. Hidink eshte shnderruar ne nje idhull ne Rusi. "Me 140 milione banore qe ka ky vend eshte normale te jesh i suksesshem. Ne kemi shanse te punojme me ekipin Kombetar e ta zhvillojme ate, ne jemi te fuqishem, e ardhmja e futbollit rus eshte e arte. Duhet te mesosh ne Rusi, si te punosh me te rinjte dhe si ti trajtosh ata". Rusia ka ekipin me te ri ne moshe ne Euro 2008, por dhe ekipin me me pak eksperience. "Ata duan gjithmone te luajne ne sulm. Kjo eshte ne natyren e tyre". Greqia fitoi ne Euro 2004, edhe pse nuk i llogariti askush. Rusia kampione? "Po, perse jo", perfundon ish-trajneri i PSV Eindhoven, qe sot do te perballet me Holanden.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›