E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vdekuri mban ligjërata në letërsi

Profesori i nderuar Agim Deva i cili ndërroi jetë në shkurt të këtij viti ende figuron si personel akademik me marrëdhënie të rregullta pune në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Se Deva është në marrëdhënie të tillë këtë mund ta shikoni në ueb-faqen e Universitetit të Prishtinës, http://web.uni-pr.edu/?cid=1,307.

Faqës rregullisht i bëhet update, por ende nuk dihet se a është ky ndonjë gabim i Fakultetit Filologjik, apo Deva ende është në lista të pagave të Fakultetit.

Sipas kësaj ueb-faqe, dr. Agim Deva ende ligjëron Letërsi për fëmijë në semestrin II-të, Fillet e gazetarisë, sem. III, 1+0, Autorë të zgjedhur I, sem. VI, 2+0, Zhanret e gazetarisë I, sem. I, 2+2, Zhanret e gazetarisë II, sem. II, 2+2.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›