E Diel, 1 Nëntor 2026

I vdes babai pas operacionit i biri rreh kardiologun

Sapo ka dale nga salla e operacionit nje kardiokirurg ka rene pre e grushteve te djalit te nje pacienti i cili kishte vdekur gjate nderhyrjes kirurgjikale. Dhuna ndaj mjekeve eshte rikthyer ne Qendren Spitalore Nene Tereza ku nuk eshte rasti i pare qe stafi mjekesor akuzohet nga familjaret e pacienteve per neglizhence. Policia ka shoqeruar agresorin 26-vjecar Robert Rama i cili ka akuzuar Edvin Priftin se ai e kishte lene pas dore nderhyrjen kirurgjikale te babait te tij.

Policia

Ngjarja ka ndodhur rreth mesdites se djeshme ne pavijonin e Kardiologjise ku ishte i shtruar Vladimir Rama 57 vjec. Ai eshte futur ne operacion por per shkak te komplikacioneve qe ka pasur pas nderhyrjes kirurgjikale ka nderruar jete. Kjo ka sjelle reagimin e menjehershem te djalit te tij Robert Rama 26 vjec i cili sapo eshte takuar me kardiokirurgun Edvin Prifti i ka uleritur dhe e ka goditur me grushte. Mes tyre ka plasur nje perleshje nderkohe qe e gjithe skena ka terrorizuar pacientet. Ne keto kushte rojet private kane nderhyre duke shuar konfliktin dhe menjehere ne vendin e ngjarjes kane shkuar sherbimet e policise se kryeqytetit. Sipas te dhenave ne Komisariatin nr. 4 eshte shoqeruar agresori Rama i cili eshte marre ne pyetje nga oficeri i policise gjyqesore. Ai ka shpjeguar per policine se mjeku kishte neglizhuar nderhyrjen ndaj babait te tij dhe ishte pergjegjes per vdekjen e tij. Ne keto kushte ai shpjegoi se ishte i nxehur dhe goditi mjekun. Nga ana tjeter ne pyetje eshte marre edhe mjeku i cili ka deklaruar se ishte i hapur per tu zhvilluar hetime ndaj tij per kete rast. Policia tha se ka nisur hetimet per te dy personat me qellim dokumentimin e se vertetes. Sipas te dhenave 26-vjecari akuzohet per demtime me dashje per shkak te detyres.

Spitali

Ndersa Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza ka denuar dhunen fizike te ushtruar ndaj bluzave te bardha dhe konkretisht mjekut kardiokirurg Edvin Prifti. Drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku ka pohuar se rasti i ndodhur ne ambientet e spitalit eshte nje akt i patolerueshem. Kjo eshte nje ngjarje e rende ne te gjithe komunitetin mjekesor pasi nje mjek goditet ne momentin e ushtrimit te detyres se tij. Ajo qe une garantoj eshte se per ceshtjen ne fjale do te hetohet ne te gjitha detajet per te gjetur pergjegjesit te cilet do te jene te gjithe te barabarte perpara ligjit - tha Ivziku. Drejtoria e QSUT-se u kerkon organeve te drejtesise te veprojne me te gjithe rreptesine e ligjit ndaj autorit te ketij akti te dhunshem qe ka traumatizuar te gjithe pacientet dhe komunitetin e gjere mjekesor. Aktualisht policia ka sekuestruar kartelen mjekesore te pacientit i cili humbi jeten nje dite pas kryerjes se operacionit. Tashme do te jete ekspertiza mjekoligjore ajo qe do te nxjerre ne drite te verteten e vdekjes se pacientit Vladimir Rama 57 vjec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›