E Diel, 1 Nëntor 2026

Koci U bashkuam ne PS per te pajtuar te majten

Kreu i PSV91 Problemet pas vrullit per te larguar Nanon

Partia Socialiste e Vertete 91 behet nismetare e nje ngjizjeje te re unifikuese brenda se majtes. E perfshire ne serine e fundit te protestave te Opozites se Bashkuar PSV e drejtuar nga Petro Koci po kerkon nje bashkim te se majtes ne funksion te fitores se munguar qe prej vitit 2005 larg makinacioneve qe e kane penalizuar rende ate. Ne nuk mund te pranojme alternativen e riciklimit te larjes se hesapeve brenda se majtes qe filloi me votimin kunder PS-se per te larguar Nanon ne 2005-n dhe vazhdon me manovrat per ti dhene Berishes Bashkine e Tiranes per te goditur Ramen si kryetar i PS-se. Afrimi yne me PS-ne eshte nje kontribut i yni per te nxitur rrugen e reflektimit pozitiv ne qendrimet e fundit te kryetarit te saj - eshte shprehur Petro Koci. Ky eshte sinjali i pare zyrtar qe pas vitit 2009 kur subjekte politike te se majtes apelojne per nje ribashkim te saj. Ajo qe ka interes eshte fakti se kerkesat konkrete qe po marrin jete nga disa aktore te skenes politike edhe njehere theksojne piketakimin ne interesa te cilat projektojne perspektiven politike larg raporteve ekzistuese. Kodi i ri Zgjedhor apo katarsisi zgjedhor sic e konsideron PSV91 reformen qe duhet te nise eshte nje keto ceshtje te cilat jane pjese thelbesore e shqetesimeve politike por edhe veshtrimit parimor mbi vete sistemin e ndertuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›