I vdes vajza braktiset nga i shoqi zhduket 40-vjecarja

LIBRAZHD/ I vellai apel per kerkime intensive Kemi frike se mos ka tentuar vetevrasjen
LIBRAZHD - Nje 40-vjecare nga Hotolishti eshte shpallur e humbur nga te aferm dhe policia pasi eshte larguar nga shtepia e saj mengjesin e se dieles. Gruaja kishte pesuar gjendje depresioni nga vdekja e se bijes 17-vjecare prej nje semundjeje te rende. Flutura Alliu mengjesin e se dieles eshte pare ne rrugen nacionale Librazhd-Perrenjas ne vendin e quajtur Hotolisht.
Nga ajo kohe telefoni celular eshte fikur dhe familjaret nuk kane me asnje informacion per vendndodhjen e saj. Ka qene i vellai Fatmir Omeri qe ka dhene alarmin per zhdukjen e se motres. Ai deklaroi se eshte bere denoncimi ne polici dhe vete ata nuk kane lene vend pa kerkuar madje edhe bregut te liqenit te Pogradecit nga frika se mos eshte mbytur.
Fatmiri rrefen se Flutura ka pesuar nje gjendje depresioni pas vdekjes se te bijes kur edhe ka mbetur vetem pasi dy femijet e tjere te saj ishin ne Greqi me te atin.
Sipas Omerit ata nuk ishin ndare por burri rrinte ne Greqi ndersa gruaja qendroi me te bijen sepse ajo ishte shume semure derisa nderroi jete. Pas kesaj vdekjeje Flutura ka shfaqur shenja te dukshme te depresionit dhe e vetme 3 muaj pas ngjarjes eshte zhdukur pa gjurme.
Flutura eshte pare per here te fundit nga disa bashkefshatare ne Hotolisht ne rrugen nacionale.
Ne ate kohe ajo duhet te kete fikur edhe telefonin. Kemi tri dite qe e kerkojme por skemi gjetur asnje gjurme. Po kerkojme edhe lumenjte e liqenet. Flutura kishte veshur rroba te zeza ne momentin qe eshte larguar. I bejme apel te gjitheve edhe shtetit te na ndihmoje per ta gjetur.
Kemi frike se per shkak te gjendjes dhe deshperimit nga vdekja e vajzes mos ka bere ndonje veprim te rende. U bene tre dite pa ndonje informacion perfundon Omeri duke kerkuar intensifikimin e kerkimeve per gruan 40-vjecare.
Mesohet se eshte pyetur edhe ne kufi se mos gruaja ka tentuar te kaloje per te mberritur tek dy femijet e tjere. Kerkimet vazhdojne duke shkelur edhe zonat si liqeni i Pogradecit dhe lumenjte e rezervuaret. Deri tani per nenen e deshperuar nuk ka asnje lajm.
Historia
Flutura Alliu jetonte ne fshatin ercan te komunes Hotolisht ne rrethin e Librazhdit. Bashkeshorti i saj punon ne Greqi ku ka marre edhe dy femijet 12 dhe 13 vjec. 40-vjecarja kishte qendruar ne shtepine e saj bashke me vajzen e semure rende. Para 3 muajsh femija e saj 17 vjece nderroi jete.
Gruaja e kishte perjetuar mjaft keq semundjen dhe vdekja per te qe nje goditje shume e rende. Bashkeshorti i saj ka qene ne vdekjen e se bijes por me pas eshte larguar serish.
Pas ikjes se tij dhe pasi ka mbetur vetem gruaja e ka perjetuar edhe me keq tragjedine. Sipas deshmive te familjareve ajo ishte ne depresion qysh kur vajza e saj ishte semure.
Pas vdekjes ajo u be edhe me keq. Te dielen ne mengjes gruaja eshte larguar nga shtepia dhe pasi eshte pare buze rruge askush nuk di te thote me gje per zhdukjen e saj. Nga kontrolli ne shtepi nuk eshte gjetur asnje leter apo shenje per ndonje veprim vetevrases. Gjithsesi te afermit e saj i druhen nje gjeje te tille.