Kercenon me telefon per 1 000 euro kapet nga policia

LUSHNJ - Veiz Korreshi 33 vjec lindur dhe banues ne Lushnje eshte vene ne pranga mbremjen e se henes.
Arrestimi i tij ka ndodhur ne nje nga rruget kryesore te qytetit prane nje telefoni kartofonik prone e Albtelekomit ne kohen qe po bisedonte sipas policise me nje person te cilin e kercenonte.
Burimet zyrtare te prokurorise se Lushnjes deklarojne se ka qene denoncimi i pronarit te nje firme prodhuese ne kete qytet i cili qysh dy muaj me pare ka kerkuar ndihme per mbrojtje duke u shprehur se ndihej i kercenuar.
Pas denoncimit kane nisur hetimet per zbardhjen e ngjarjes nga ana e prokurorise ne bashkepunim edhe me policine. Kercenimet ndaj pronarit te kesaj firme kane nisur nepermjet telefonit.
Autori i ka kerkuar 1 000 euro duke i kerkuar edhe derdhjen e parave ne nje llogari bankare. Keshtu ka nisur kontrolli i telefonave kartofonike te qytetit qe te mundesonin kapjen ne flagrance te autorit. Veiz Korreshi nuk ka pasur asnjehere me pare probleme me policine.
Nderkohe po hetohet per ndonje bashkepunim te mundshem mes tij dhe ndonje personi tjeter.