Shume me teper se shoferi i Shkelzenit

Gardisti-aksioner. Emri i tij tek kontrata e Liqenit bashke me Selmanllarin Tartarin e Avllajn. Garda Policia dhe PD-ja genjyen ne deklaratat e tyre per Oficerin e Gardes Fatos Skeja
Gardisti del Tan Lepri i PD-se. Emri i Fatos Skejes ne kontratat e Liqenit
TIRAN - E quajtem shofer i djalit te kryeministrit dhe na i mohuan. Paskan patur te drejte. Efektivi i Gardes se Republikes oficeri Fatos Skeja eshte shume me teper se shofer i familjes se Shkelzen Berishes.
Nese do kishte vend per shaka ne keto afera truprojash e shoferash qe rezultojne biznesmene dhe firmoses kontratash zotin Skeja me gjuhen e zotit Berisha mund ta quanim Tan Lepri PD-se.
Emri i Fatos Skejes del si aksioner ne te famshmin projekt ndertimi tek Liqeni Artificial i Tiranes projekt i cili u be molle sherri disa kohe me pare mes PS-se e PD-se ku kryetari i kesaj te fundit njeherazi kryeminister i vendit nuk la gisht e shkrese pa tundur per te denoncuar perqindjet e firmosesve etj.
Me sa duket kryeministri prape ka harruar nje emer. Dhe ky eshte pikerisht Fatos Din Skeja me detyre oficer i Gardes se Republikes prane Deges se Personaliteteve por qe kete status ushtaraku te larte me sa duket e ka vetem per te mbajtur ne brez pistoleten e shtetit ate me te cilen qellon sa here nuk i nderrojne tavllen e duhanit.
Emri i Fatos Skejes sic rezulton nga keto faksimile te kontrates per ndertimet te Liqeni figuron perkrah Arian Tartarit bashkejetuesi i deputetes se Partise Demokratike znj.Albana Vokshi perkrah mikut te njohur te djalit te kryeministrit z.Rrahman Selmanllari dhe shtetasit Dritan Avllaj i akuzuar si sekser i kryetarit te Bashkise se Tiranes z.Edi Rama allias Tan Lepri sic e metaforizon ish-kandidati per shkrimtar ne rini kryeministri aktual i Republikes.
Fakti per te cilin po flasim dhe te tjere qe do botohen ne vijim provohen nga kontrata e bashkepunimit me nr. 465 rep. dhe nr.363 kol. te firmosur para noteres Luljeta Kongoli mes pese biznesmeneve. Ne kete kontrate qe Shekulli disponon duket qarte se pervec z.Selmanllari aksioner ne kete projekt qe ka mbetur vetem ne leter eshte edhe gardisti Skeja.
Sipas kontrates se bashkepunimit te firmosur me date 5 korrik 2008 ndertuesit ndajne perqindjen e aksioneve ne kete projekt te shtrire ne nje siperfaqe prej rreth 18 mije metra katror mbi pronat e familjes Sharra qe ndodhen ne afersi te Liqenit Artificial.
Kjo kontrate bashkepunimi eshte denoncuar publikisht nga deputetja e Partise Demokratike znj.Albana Vokshi e cila ka akuzuar kryetarin e Bashkise se Tiranes z.Edi Rama njeherazi kryetar i Partise Socialiste se ka bere pjese te kesaj kontrate sekserin e tij shtetasin Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepuri.
Sipas deputetes shtetasi Avllaj ka kerkuar 20 te aksioneve ne kembim te plan zhvillimit urbanistik dhe sigurimin e lejes se ndertimit. Bazuar ne kete deklarata njesia e Task-Forces ne prokurorine e kryeqytetit ka nisur nje hetim penale per llogari te cilit jane kryer nje sere veprimesh procedurale e hetimore. Gjate ketyre veprimeve jane marr ne pyetje te gjithe aksioneret te cilet mesohet se i kane mohuar akuzat e deputetes Vokshi.
Mes tyre edhe vete gardisti Skeja. I vetmi qe ka mbeshtetur versionin e deputetes Vokshi ka qene shtetasi Selmanllari i cili pasi ka mohuar ne prokurori akuzat e deputetes Vokshi nepermjet avokatit te tij nje dite pasi ka rrefyer ne prokurori ka pranuar se ishin detyruar ta perfshijne Avllajne ne kete projekt kundrejt 20 te aksioneve.
Ky pretendim eshte hedhur poshte nga vete Avllaj sepse sipas tij mes tyre ka pas thjesht nje marreveshje bashkepunimi per ndertim. Po kete qendrim ka mbajtur edhe bashkeshorti i deputetes Vokshi z.Tartari qe eshte shprehur se kane bere thjesht... biznes.