Kercenimi ndaj farmacistit 20 milione ose femijet te vdekur

Hetimi
Policia futi ne kurth te dyshuarit ndersa mbushi nje thes me letra ndersa ia dha te demtuarit per tua dorezuar grabitesve
Dy adoleshente i kerkuan nje farmacisti veterinar tiu paguante shumen e majme nese i donte femijet gjalle
TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet mbylli hetimet dhe dorezoi prane togave te zeza dosjen penale ne ngarkim te dy adoleshenteve nga rrethi i Durresit te cilet ne bashkepunim me njeri-tjetrin i kane kerkuar bashkefshatarit te tyre me inicialet S.I. te paguaje 20 milione leke te vjetra ndersa ne te kundert e kercenonin se do ti vrisnin femijet.
Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes te cilet thane se prokurori i ceshtjes Ardian Nezha pas nje hetimi dy mujor ka zbardhur ngjarjen e gjobevenies se dy adoleshenteve Kamber Oruci e Shkelzen Istrefi ndaj farmacistit veterinar.
Ata u arrestuan paraditen e 29 gushtit te ketij viti ne fshatin Bisht-Palle ne momentin qe po terhiqnin canten e mbushur me letra nga policia ku iu ishte thene se ishin parate e kerkura ndersa policia kishte organizuar dorezimin e kontrolluar te parave. Sipas kerkeses per gjykim te siguruar nga Shekulli mesohet se dy te rinjte jane banore te fshatit Rinia te komunes Katund i Ri te Durresit.
Ata akuzohen per shtrengimin me ane te dhunes ose kanosjes per dhenie pasurie ne bashkepunim.
Nga hetimet dy mujore rezultoi se te pandehurit Kamber Oruci dhe Shkelzen Istrefi jetonin ne te njejtin fshat me te demtuarin S. I. Ai merrej me aktivitet tregtar ne fushen e Farmacise Bujqesore.
Te dy te pandehurit gjate bisedave mes tyre kishin mesuar se S.I. kishte te ardhura te larta ekonomike nga biznesi qe kishte dhe bazuar ne keto fjale kishin vendosur ta gjobisnin me 20 milione leke te vjetra-thuhet ne dosje. Me 27 gusht i demtuari S.I. si cdo dite kishte dale nga banesa e tij per tu nisur ne pune.
Iu afrua vetures se se tij me targa Durresi te parkuar para shtepise ndersa verejti se ne pjesen e siperme nga jashte tavanit te makines ishte nje leter fletoreje me katrore e ngjitur me izolant. Ne te kishte nje tekst te shkruar ne ngjyre blu. Sapo mori letren nga frika S.I u largua me vrap dhe ka hyre ne banese ku edhe e ka lexuar.
Ne te adoleshentet i kerkonin 20 milione leke te vjetra duke i lene kohe dy dite per tia dorezuar prane nje lokali te njohur ne Bisht-Palle te Durresit-thuhet ne dosje. Ne leter kercenohej se nese nuk dorezonte parate do ti vriteshin femijet. Policia dhe prokuroria organizuan operacionin per dorezimin e kontrolluar te parave tek gjobevenesit.
Per kete qellim policia mbushi nje qese te zeze najloni me letra dhe ia dhane te kercenuarit per tua dorezuar ne oren 1000 29 gushtit kercenuesve sic ishte porositur ne leter. Sapo ka hedhur qesen me letra ne vendin e porositur shtetasi S.I. eshte larguar dhe aty eshte afruar i pandehuri Kamber Oruci i cili u arrestua ne flagrance dhe pak metra me tek eshte arrestuar edhe Shkelzen Istrefi.
Me arrestimin e tyre te pandehurit e kane pranuar krimin duke u shprehur se kishin kerkuar parate per shkak te kushteve jo te mira ekonomike te familjes se tyre-thuhet ne dosje. Per te provuar keto akuza prokuroria do te therrase rreth 8 deshmitare te cilet provojne krimin e kryer nga dy te pandehurit.
Letra e gjobes
Zoti Selim Une di gjithcka per ju. Keni 2 vajza te bukura dhe 1 djale. Nuk do ti keni me nese nuk permbushni ate qe ju kerkoj. Kerkoj 20 milione leke te vjetra. Prerje 50-she. Paraqituni diten e diel date 29 Gusht ora 1000 paradite tek lokal Cikloar ne Bisht-Palle. Ejani vetem lerini parate perballe lokalit ne rruge dhe largohuni menjehere. Mos u lidhni me policine.
Do jete humbje kohe. Ju keshilloj ta merrni teresisht si fakt real kete leter. do manover e perdorur nga ju do ti perkeqesoje gjerat. Nese nuk permbushni kerkesen tone brenda 3 ditesh njeri nga femijet e tu do i beje shoqeri gjyshit tim. Ndoshta djali mbase njera nga vajzat se di. Do e bejme me short. Shihemi se shpejti