E Diel, 1 Nëntor 2026

I vdiq vëllai në Gërdec, arrestohet pse vendosi postera me lajmërimin e vdekjes së Berishës

Geraldo Durda

Vendosja e disa posterave ne formën e një njoftimi vdekjeje, kundër kryeministrit Berisha i ka kushtuar shtrenjte 17-vjeçarit Geraldo Durda, i cili ne tragjedinë e Gërdecit humbi vëllanë e tij 7-vjeçar. Adoleshenti u prangos gjate natës duke u gdhire e marta, teksa me disa persona te tjerë, pjesëtare te lëvizjes Rinia Aktive, po ngjisnin fletët ne shtylla dhe mure. Mes te shoqëruarve ne komisariat është dhe kreu i lëvizjes, Dritan Broka. Ngjarja ka shokuar familjaret e te rinjve, mes te cilëve dhe babanë e Geraldos, Feruzan Durden. Te rinjtë ndodhen ende ne komisariatin 3 te kryeqytetit. Ndaj tyre mund te ngrihet akuza e fyerjes për shkak te detyrës, si dhe akuza e shpërndarjes se informacionit qe sjell panik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›