Tiranë, vrasje tek kthesa e Kamzës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë, teksa një persona është ekzekutuar me armë zjarri.
Sipas burimeve të policisë, viktima është Paulin Marku. Ky i fundit është vrarë në afërsi të kthesës së Kamzës, teksa ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë.
Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e këtij krimi, por burime pranë policisë thanë se vrasje mund të ketë ndodhur për hasmëri.