E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhguesit e ODIHR: Ishim dëshmitarë se si mbusheshin kutitë me fletë votimi

Kur lexon raportin me mbi 30 faqe të ODIHR, nuk arrin të kuptosh se si kryeministrit tonë i qeshte buza kur fliste për të. Ky ndoshta është raporti më i ashpër i shkruar ndonjëherë. Për herë të parë pas shumë vitesh, rikthehen në skenë praktika të mbushjes së kutive të votimit me fletë. Diçka që e bënte Ilir Meta i vitit 2001 apo Sali Berisha i vitit 1996, e kanë bërë të dy së bashku këtë vit. Në raport thuhet se vëzhguesit e ODIHR kanë verifikuar dy raste të mbushjes së kutive me fletë votimi. Një pyetje të lind, a thua sa raste nuk kanë qenë dëshmitarë ata?

Ja çfarë thuhet në raport: Zgjedhësit u frikësuan në 15 raste (ose 2 përqind të rasteve të vëzhguara), u ndikuan në zgjedhjen e tyre në 37 raste ose 4 përqind. Votimi për një tjetër u vërejt në 5 përqind të qendrave të vizituara. Vëzhguesit verifikuan gjithashtu edhe dy raste të mbushjes së kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›