E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reforma e pensioneve/ Trazira në Francë, protestuesit përplasen me policinë, 22 të arrestuar

Rreth 13,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë Francën në ditën e 10-të të protestave masive dhe grevave për reformat e diskutueshme të pensioneve. Sipas BBC, 22 persona janë arrestuar në kryeqytetin francez gjatë demonstratave për reformat e pensioneve, teksa Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se numri i lartë, një rekord për Francën, justifikohej nga “një rrezik i madh për rendin publik”.

Udhëheqësit e sindikatave po i bëjnë thirrje presidentit Emmanuel Macron të “pezullojë” planet për të rritur moshën e pensionit ligjor në Francë nga 62 në 64.

Protestat janë intensifikuar ditët e fundit dhe kanë kaluar në përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve.

Ata kanë bllokuar autostradat dhe kanë ndërprerë transportin publik, duke shkaktuar një vonesë në vizitën shtetërore të mbretit Charles III në Francë fundjavën e kaluar.

Protestuesit janëngritur pasi qeveria e detyroi legjislacionin të kalonte pa votim në dhomën e ulët të parlamentit duke përdorur një fuqi të veçantë kushtetuese.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›