E Diel, 1 Nëntor 2026

I vënë pistoletën në kokë kushëririt dhe e grabisin në mes të rrugës, policia i prangos

Shkodër, 9 gusht NOA Identifikohen dhe arrestohen nga policia tre autorët e dyshuar të vjedhjes me armë të shumë prej 3100 euro të cilën rezultojnë tia kenë vjedhur kushëririt të tyre në aksin Puke-Shkodër.

Burime nga policia thanë se pasditen e djeshme kryen arrestimin e Mark Vasija 28-vjeç, Alfred Vasija, 25-vjeç dhe Florin Vasija, 24-vjeç.

Sipas policisë, arrestimi i tyre u krye pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin nën kërcënimin e armës së zjarrit në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Korthpul Komuna Luf-Qerret të rrethit të Pukës i kanë vjedhur shumën prej 3100 Euro, kushëririt të tyre, Ilir Vasija, 38-vjeç, lindur e banues në fshatin Kçire Komuna Qerret të rrethit Pukë.

Pasi i kanë marrë shumën e eurove tre të rinjtë e kanë goditur në kokë dhe në fytyrë 38-vjeçarin Ilir Vasija, duke e lënë të plagosur.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me automjetin tip veturë BMV me targe X 933 GHL, duke u nisur në drejtim të Laçit Vau-Dejës, Shkoder.

Me të marrë informacionin për lëvizjen e personave së bashku me mjetin, është ngritur një pikë kontrolli në Kryebushat të rrethit Shkodër, dhe nga ana e forcave të komisariatit të Policisë Shkodër është bërë e mundur bllokimi dhe kapja e tyre, duke i shoqëruar më pas në komisariatin e Policisë së Pukës.

Policia sekuestroi armën dhe paratë e vjedhura prej të rinjve.

k.k/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›