E Shtunë, 31 Tetor 2026

I verbri e le pensionin per taksa

Ne mes te hallexhinjve qe vetem ulerijne, nje grua eshte hequr menjane. Ajo nuk ben ze, vetullat i ka te ngrysura, ndersa buzet e puthitura pothuaj me force me njera-tjetren. Mjekra gati sa nuk i dridhet nga ngasherimet. Pas pak momentesh pauze, gruaja si per t’u shfryre tregon se burrin e ka te verber dhe se e ka lene pothuaj gjithe pensionin e tij per te paguar taksat. “Burri im, i cili eshte verbuar para dy vjetesh, e ka pensionin 12 mije leke. Nga keto, 9790 leke i lashe per taksat e vitit 2007 dhe 2008. A s’eshte e dhimbshme”, thote gruaja, ndersa pamja e saj e pervuajtur ta kthen automatikisht pergjigjen. Mimoza tregon se ka punuar ne artistike, ndersa momentalisht eshte e papune. “Burri im punonte ne nje ndermarrje te Bashkise se Tiranes. Para dy vjetesh, ai u verbua”, tregon e shoqja. Halli qe e ka sjelle ne Njesine Bashkiake nr. 4, e cila eshte ngjitur me njesine 3, eshte nje vertetim qe une dhe bashkeshorti im jemi burre e grua, ne menyre qe t’ia terheq une pensionin”, tregon Moza. Por ky vertetim qe do te ndihmonte ne autorizimin e saj per t’i marre bashkeshortit pension i ka kushtuar pothuaj shumen mujore te pensionit te tij. “Nuk e di me c’do e shtyj muajin. Ato leke nuk na dalin as per te blere buke”, ankohet Moza, tashme e papune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›