Njesia Bashkiake 3, ku certifikata kthehet ne luks
Luljeta Ndoka
Detyrimet qe njesite vendore kane per te dhene certifikata jane kthyer tashme ne luks. Nje gje e tille ndodh te te gjitha, e vecanerisht te Njesia Bashkiake nr. 3. Posa afrohesh ne dritarezen e improvizuar si sportel, sheh njerez te deshperuar qe vetem ulerijne. Nuk duan luks, por vetem nje certifikate, por, me sa duket, kjo e fundit eshte kthyer ne nje enderr utopike. Te pakten sa pa paguar taksat vendore per vitin 2007 dhe 2008. Edhe nese i kane paguar, banoret e kesaj njesie i mundon vazhdimisht pyetja e dale nga buzet e pameshirshme te punonjeseve. “I keni paguar apo jo?”, pyesin ato per te disaten here, pa e hapur ende regjistrin e gjendjes civile. Nese nje gje e tille nuk ka ndodhur, njesite nuk bejne asnje leshim, edhe nese problemi i nje banori mund te jete jetik.
“Kerkojme nga punonjeset e zyrave te gjendjes civile qe te zbatojne detyren per te cilen jane vene ketu”, ulerin nje e moshuar, e cila ka qe ne mengjes qe pret, me shpresen se do te binde punonjesen t’ia jape nje certifikate pa paguar taksat per dy vite rresht. Ndersa Sanije L., pothuaj nuk ka me shpresa per te marre nje vertetim per te birin. “Ai punon ne nje televizion dhe i duhet nje vertetim qe te shkoje me sherbim jashte shtetit. Nuk ma japin pa paguar taksat per dy vjet rresht”, thote ajo mjaft e deshperuar. Nga ana tjeter, ajo nuk po e vret mendjen shume se detyrohet te prese, por ankohet se ku do t’i gjeje rreth 100 mije leke ne ato momente. “Djalit i duhet vertetimi patjeter sot, ndryshe i skadon koha per te bere dokumentet gati per te ikur jashte”, thote Sanija.
E moshuara i ka hequr shpresat se do te mund te merret vesh me punonjeset e gjendjes civile. “Me vjen keq, nuk te jap dot as edhe nje lloj dokumenti pa paguar taksat”, i pergjigjet njera prej tyre. Ndersa duket se strategjia e njesive bashkiake eshte e mirepergatitur. Njeri sportel sherben per dhenien e certifikatave, ndersa tjetri per derdhjen e taksave vendore. Pa kaluar nga ky i fundit, nuk mund te kalosh ne sportelin e certifikatave. Sania, nga Tirana, rrefen se qe ne mengjes kur eshte paraqitur ne Njesine Bashkiake numer 3 per te marre vertetimin, ka pare shume debate mes hallexhinjve dhe punonjesve te kesaj njesie. “Gati sa nuk rrihen. Sa here qe vij ketu, njerezit protestojne ndaj atyre taksave”, tregon ajo.
Pervec faktit qe duhet te paguajne keto taksa, sipas banoreve te njesise nr. 3, e keqja eshte se bashkia nuk i meriton ato. “Paguajme takse gjelberimi, por ne Tirane gjelberimi eshte i paperfillshem, ne krahasim me nevojat. Paguajme per pastrimin, por plehrat po na mbytin”, shprehet e moshuara. Ajo thote se Bashkia e Tiranes duhet te beje dicka me teper per te merituar ato tarifa. Ndersa edhe taksa e baneses i duket e pakuptimte per t’u paguar. Ajo nuk pajtohet sidomos me faktin se shtepite e ndertuara pas vitit 1993 duhet te kene tarife me te shtrenjte per meter katror. Nga ana tjeter, jo vetem Sanijen, por edhe banoret e tjere nuk pajtohen me menyren se si po i mbledh taksat bashkia. “Te na kishin lene nje afat, dhe jo te binte keshtu si bombe”, shprehen ata.