Ekspozite per Diten e Madhe
Shkoder - “Kosova e Pavarur", titullohet ekspozita me punimet me te mira te piktoreve shkodrane, e cila u cel dje ne mjediset e galerise “Iris” ne qytetin verior.
Administratori i galerise, Fatmir Trashani, tha se “ekspozita permban punimet me te mira te artisteve shkodrane dhe i kushtohet teresisht Pavaresise se Kosoves”. Ne ceremonine e celjes se kesaj ekspozite ishin te pranishem dhe shkrimtaret e njohur Fadil Kraja dhe Skender Drini, te cilet pershendeten aktin fatlum te shpalljes se Pavaresise se Kosoves. Ndersa aktoret e teatrit “Migjeni” te Shkodres, Gjon Kola dhe Simon Shkreli, interpretuan me mjeshteri vargje, te cilat i perkisnin teresisht Kosoves. Me interes ne kete aktivitet u mireprit dhe interpretimi i trompistit te njohur shkodran, Qamil Gjyrezi.