E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I vetëm në garë, pas tërheqjes së Fugës/ Skënder Gjinushi rikonfirmohet në krye të Akademisë së Shkencave

Skënder Gjinushi eshte rizgjedhur në krye të Akademisë së Shkencave për një mandat të dytë, në një garë ku nuk kishte kandidatë të tjerë.

Rikthimi i tij në këtë post vjen pas miratimit të ligjit të propozuar nga akademia, që heq kriterin e moshës dhe kufizimin e mandatit, duke i hapur rrugë Gjinushit në një tjetër 4 vjecar ne detyre.

Pas votimit ku mori 51 vota nga 53 anëtarë, në një proces me dyer të mbyllura, gjinushi u shpreh se votimi ishte demokratik, ndonse u votua vetëm për një kandidat.

Në mandatin e dytë në krye të Akademisë së Shkencave, sfidë për Skënder Gjinushit është bashkimi me Institutin e Albanologjisë, teksa do të vijojë punën edhe per 3 projektet e medha enciklopedinë, fjalorin dhe historinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›