E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vihet sërish flaka banesës sëkreut të PS në Prezë, Kaimaku

Të tjera rreth shkrimit Para 2 ditësh i dogjën biznesin, flakë dhe në banesë VIDEO-Kajmaku: Zjarrvënia politike/  VIDEO/ FOTO TIRANE -Familja e kreut të PS-së në Prezë, (rreth 20 km larg Tiranës) Lavdi Kaimaku po jeton mes frikës. Persona të panjohur kanë tentuar t’i vënë flakën banesës, duke shënuar incidentin e dytë brenda dy ditësh për familjen e Kaimakut.

Dy ditë më parë, të enjten e 23 majit persona, të panjohur ndezën tetë vatra zjarri duke shkatërruar biznesin e tij të mbjelljes së luleve dhe fidanëve, ndërsa një tjetër vatër zjarri ishte vendosur në banesë.

Tv A1 Report mëson se në orët e para të mëngjesit të sotëm është tentuar sërish t’i vihet flaka banesës, ndërsa është përfshirë nga flakët makina e babait të Kaimakut.

Mësohet gjithashtu se kanë qëlluar dhe me armë zjarri drejt banesës së Lavdi Kaimakut.

Nuk dihen autorët e zjarrvënies apo motivet e saj, por në një prononcim të dy ditëve më parë Lavdi Kaimaku deklaroi se nuk kishte konflikte dhe se motivi i kësaj zjarrvënieje ishte politik.

"Dyshimi im është vetëm politik. Unë jam kryetari i PS të Prezës. Ne s’kemi ndonjë konflikt, ndonjë problem apo ndonjë borxh. Ne kemi rreth 17 vjet që e ushtrojmë këtë biznes dhe s’kemi patur asnjëherë probleme fare. Kjo është vetëm politike, nuk ka arsye tjetër. Unë nuk kam asnjë lloj sigurie për këto që më kanë ndodhur në vazhdimin e jetës. Por, unë nuk do të trembem nga kjo. Unë do vazhdoj karrierën time, do jem kryetar i PS dhe do vazhdoj ta mbështes Partinë Socialiste”- tha Kajmaku në një prononcim për gazetarin e Tv A1 Report, Arsen Rusta,. paraditen e 23 majit 2013.

Ndërkohë që deputeti i PS-së Artan Gaçi  tha se e vetmja pistë është ajo politike, dhe e lidhi me një lajm të publikuar në media që kompromentonte kreun e komunës së Prezës, që është dhe kryetari i PD-së në Prezë, si një person i kërkuar për rrahje e abuzim me minorenët në SHBA.
"Tani vjen dhe përgjigja si pasojë e betejës politike në këtë zonë, ku PD ka humbur terren dhe nuk fiton më. As në '97-n nuk kanë ndodhur këto gjëra. Të shkosh të djegësh banesën e një kundërshtari vetëm sepse është i PS-së nuk ka ndodhur"- tha Artan Gaçi në prononcimin telefonik për "Tv A1 Report", mëngjesin e 23 majit duke shtuar se “fatmirësisht familjarët kanë arritur të ndiejnë zhurmën e fjalëve dhe kanë dalë jashtë. Zjarri ka ndërhyrë deri në dhomën e gjumit, ku flinte djali 12 vjeç.

Redaksi Online
(b.m/sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›