I vjedh flokët një gruaje derisa pret autobusin
Policia braziliane ka njoftuar se një hajdut i ka prerë flokët e gjata një vajze derisa po priste autobusin dhe pastaj iku me prenë.
Inspektori Jose Carlus Besser da Silva deklaroi për televizionin Globo se gruaja e re po priste autobusin në qytetin Gojani, kur hajduti me thikë ia preu flokët.
Vajza (24) kishte menduar se burri i panjohur dëshironte tia vidhte çantën dhe për këtë ia kishte kthyer shpinën.
Besohet se flokët do të shiten për parukë, ka njoftuar policia.
Silva theksoi se për 20 vjet sa është në shërbim nuk ka dëgjuar diçka të tillë.