DJ Ferrari pëlqen Kosovën

E veshur shumë thjesht, DJ Mari Ferrari tashmë është bërë e zakonshme si një DJ në Prishtinë. Ajo edhe këtë fundjavë ishte në një klub në Ferizaj, përderisa tha se i pëlqen shumë Kosova dhe publiku kosovar. Paraqitja e saj në Ferizaj shënon edhe paraqitjen e saj të pestë në Kosovë.
“Audienca këtu është shumë ‘cool’. Njerëzit kënaqen në party këtu dhe më pëlqen kjo”, tha Ferrari në një bisedë me Express.
Ferrari, e cila jeton në Protugali dhe është nga Ukraina, u bë më shumë e njohur në Kosovë kur në një natë kishte mbajtur muzikë “topless”, por ajo thotë se pavarësisht se e ka lënë këtë muzikë, nuk di të bëjë dallime sa i përket publikut në Kosovë dhe në Gjermani apo diku tjetër.
“Nuk mund të bëj dallim në mes të audiencës atje dhe këtu, sepse është e njëjtë”.
Ferrari lëshon kryesisht muzikë “house”, por tani thotë se është duke bërë edhe pak përzierje të zhanreve.
“Bëj përzierje dhe shkoj deri te muzika komerciale”.
Ajo ka menduar që tani të bëjë edhe këngë të veta. Kështu që një kohë është duke u përgaditur që të bëjë këngëm, ose “track”, ku edhe ka lidhur një kontratë me një label të njohur në Gjermani.
“Kam dhe një ‘track’, herën e fundit kam bërë një mix për një artist nga Zvicra. Kam dhe disa bashkëpunime me artistë të ndryshëm”, ka thënë ajo për Express.
Ajo thotë se në të ardhmen pritet që të ketë disa projekte të reja, përderisa thotë se ka vendosur që tani të bëjë një karrierë më ndryshe.
“Me artistë shqiptarë nuk kam ndonjë bashkëpunim, me përjashtim të këtyre organizimeve si DJ. Mendoj që muzika shqipe dallon shumë nga muzika që bëj unë”, thotë ajo kur është pyetur në lidhje më atë se a do të bëjë ndonjë këngë me ndonjë kompozitor kosovar.
Kurse sa i përket muzikës “topless”, ajo thotë se nuk e bën më këtë, ngaqe mendon se tashmë njerëzit në Prishtinë e kanë parë atë në këtë mënyrë, kështu që do të bëjë diçka tjetër. “Mendoj që njerëzit më tepër vinë të dëgjojnë muzikën time, pra e pëlqejnë atë. Topless nuk do bëj më as në Evropë”, ka thënë Ferrari.
Ajo pas koncertit në Ferizaj ka udhëtuar për në Zvicër, përderisa ka thënë se do të mbajë edhe disa koncerte në Gjermani e Belgjikë.
Edhe pse e Ukrainës, ajo është ruse, por kur pyetet për jetën e saj private, Mari nuk ka dëshirë që të flasë shumë.
“Jeta ime private dua të mbetet private, ngase më pëlqen të flas me njerëzit për muzikë e këso gjëra. Por, ju siguroj që kam të dashur, por atë e kam për vete”.
Për shkak se pëlqen shumë ngasjen e makinave, Maria Farrari thotë se e ka bërë këtë emër për shkak se i pëlqejnë makinat.
“Mari Ferrara, ngase më pëlqen Ferrari, më pëlqejnë makinat sportive dhe të shpejta. Makinën time e kam shitur, që ishte një Mini Cooper i kuq dhe tash nuk jam e sigurt nëse më duhet makinë, ngasë udhëtoj shumë nëpër vende të ndryshme dhe kryesisht me aeroplan”.