Vesa s’është me Big’un

Mbrëmja e së enjtes ka qenë e fundit për këngëtaren Vesa Luma në garën e yjeve “Dancing with the stars”. Ajo e ka lënë spektaklin me një akuzë ndaj produksionit, duke u shprehur se “E di që kam pas mbështetjen e publikut, e di që kam pas mbështetjen e jurisë, po produksioni ka punët e veta!”.
Më tej, komente të shumta kanë vërshuar në rrjetin social Facebook, duke komentuar si të padrejtë daljen e këngëtares nga Kosova prej kësaj loje, që ka si trofe jo pak, por një Jaguar. Megjithatë, sot këngëtarja Luma vjen me një intervistë të dhënë pak ditë më parë, që i përket pikërisht miqësisë së saj me repistin Big Basta, komentuar kjo si një histori dashurie. Por që në fakt, sipas këngëtares së suksesshme Vesa Luma, nuk ka asnjë marrëdhënie, përveç shoqërisë mes tyre.
“Normalisht që po të ishte për t’u uruar, do ta prononcoja unë së pari, pastaj do të më uronin të tjerët. E vërteta është që në fakt kjo nuk është një histori dashurie, fare, thjesht qarkulloi një thashethem që në fakt ishte i pabazë, ashtu siç në të shumtën e rasteve bëhet në mediat tona”, ka thënë për MAPO Vesa. Sipas saj, duke u bazuar me shkrimin që ishte bërë, i bie që kjo histori është komentuar si shkak i miqësisë tonë gjatë provave, apo kohës së lirë, sepse në fund të fundit, “Bigun, përveç se e kam mik shumë të mirë dhe koleg, ai ishte personi i cili na ka qëndruar pranë vazhdimisht, duke na bërë të ndjehemi si në shtëpinë tonë”.
“Unë nuk kam pasur dijeni që shoqëria jonë përflitet, sepse kam menduar që ka kaluar koha e paragjykimeve të shoqërisë së një mashkulli me një femër, pa pasur nevojë të ketë diçka më shumë. Dhe unë nuk kam ndërtuar asnjëherë imazh të tillë, që të kem nevojë të jem pjesë e thashethemeve kot, sepse punoj shumë dhe kam dhënë shumë që të jem e pranishme në media me punën time. Si edhe në rastin e “Dancing with the Stars”, ku puna ime, kërcimi, po vlerësohet çdo javë e më shumë”.
Para disa jave ishte thënë se Vesa është në lidhje me reperin Big Basta. Shkas ishte një foto që ata e kishin bërë së bashku në një klub nate. Ajo thotë se kjo është një gabim i gazetarit. “Në fund të fundit, ishte më shumë qesharake se befasi”.
Bashkëpunojnë në një këngë
Ndoshta sebep i thashethemeve ishin bashkëpunimet e Vesës që po pritet që të bëjë një këngë. Madje ajo i ka thënë këtë edhe publikisht.
“Aq shumë bashkëpunime që kam unë, po të mendohej për çdo bashkëpunim që ka pasur ndonjë lidhje, do të ishte më se qesharake. Ishte ideja e Dj Blunt të na bashkonte në një këngë të re, e cila do të jetë pjesë e albumit të Dj Blunt. Kënga akoma nuk është realizuar, por besoj që do të dalë shumë bukur.