Fundjava në Elbasan, qytetarët shëtisin tek parku “Rinia”

Pavarësisht protestave dhe tubimeve të ndërmarra nga dega e Partisë Socialisteve në qytetin e Elbasanit vetëm dy ditë më parë, fundjava duket e qetë dhe larg rutinës politike.
Në ditët e fundit të javës qytetarët e Elbasanit shfrytëzojnë ambjentet të ndryshme të pushimit në këtë qytet ku më i preferuari mbetet parku Rinia me gjithë problematikat që ka.
Qytetarët kalojnë një pjesë të kohës së lirë në këtë park ku gjejnë qetësinë, ajrin e pastër dhe gjelbërimin çlodhes, por edhe lojëra të ndryshme zbavitëse për të gjitha grupmoshat.
Rritja e temperaturave gjatë ditëve të fundit të cilat i paraprijnë një verë që duket se do të jetë e nxehtë e ka kthyer parkun Rinia të qytetit të Elbasanit në një nga vendet më të frekuentuara të këtij qyteti.