I vjedh fqinjit 13 milionë lekë, arrestohet
Një vajzë 21-vjeçare nga Vlora është arrestuar për shkak se dyshohet se ka vjedhur 13 milionë lekë.
Maria Allkushi akuzohet se ia ka vjedhur shumën fqinjit të prindërve të saj në Gllavë të Tepelenës.
Nga hetimet e para rezulton se grabitje ajo e ka realizuar në bashkëpunim me një të afërmin e saj, Teodor Kordha.
Ndërkohë që 21-vjeçarja është arrestuar bashkëpunëtori i saj është ende në kërkim. /F.S/