E Shtunë, 31 Tetor 2026

PE apel per Presidentin

E marte 05 Qershor 2012 2146 Martin SchulzNdersa dy raundet e para per zgjedhjen e presidentit kane deshtuar parlamenti evropian i ben thirrje klases politke ne Tirane qe procesi i nisur te finalizohet me nje kryetar shteti te pranueshem per te gjithe. Deklarata eshte bere nga kreu i parlamentit evropian Martin Shuls gjate nje takimi te mbajtur ne Bruksel me numrin nje te diplomacise shqiptare Edmond Haxhinasto. Shuls kujtoi gjithashtu edhe rendesin e permbushjes se reformave. Procesi i zgjedhjes se presidentit duhet te jete i pranueshem per vendin. Nese eshte i tille per Shqiperine atehere ai eshte i pranueshem edhe per nderkombetaret. Procesi i reformave lidhet me afrimin e vendit drejt plotesimit te kritereve kyce te Be-se dhe zgjedhja e presidentit eshte nje nga elementet e jetes politike te vendit. Ne nuk mund te zevendesojme hapat e tjere te nevojshem qe tashme jane ne axhenden e integrimit ka thene Martin Schulz president i Pe-se. Ministri Haxhinasto tha se klasa politike po punon per te realizuar nje proces sa me te qete per zgjedhjen e presidentit. Ne kemi diskutuar per zhvillimet e fundit ne Shqiperi dhe nga ana e zotit Shuls morem mbeshtetjen per rrugen tone te gjate te reformave Per te permbyllur reformen elektorale reformen parlamentare dhe per te shkuar drejt nje procesi te qete per zgjedhjen e presidentit qe perben nje element reflektimi ne kete situate te re politike ne Shqiperi ka thene Haxhinasto. Deklarata e kreut te parlamentit evropian vjen ne kohen kur raundi i trete i votimit pritet te vendoset ne sance parlamentare te dites se enjte e kur Tiranen pritet ta vizitoje drejtori i pergjithshem per zgjerimin ne ke Stefano Sanino.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›