E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia i dënuari me 6 vjet burg

Interpol Tiranë njoftoi sot ekstradimin nga Milano të shtetasit shqiptarë, Gjovalin Ndue Doku, 45 vjeç, lindur në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, në vitin 2005 e ka dënuar me 6 vjet burg për kryerjen e veprës penale të  shfrytëzimit të prostitucionit.

Në vitin 2008, Gjovalin Doku, me anë të mashtrimit duke i premtuar punë shtetases T. P., e ka marrë atë nga qyteti i Laçit dhe e ka dërguar në Itali, ku e ka detyruar të punojë si prostitutë

Arrestimi i tij është bërë nga autoritetet italiane më 02 shtator 2011 në Itali.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›