E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta mbledh kryesine Ngerci pergjegjesi e Rames

Kryetari i LSI-se njeheresh edhe minister i Ekonomise Ilir Meta ne mbledhjen e mbremshme te kryesise se kesaj partie hodhi akuza ndaj kryetarit te PS-se Edi Rama duke e cilesuar ate si pergjegjesin kryesor per ngercin politik. Sipas Metes Edi Rama eshte shkaktari i refuzimit te statusit te kandidatit dhe se oferta e fundit e tij per zgjidhjen e ngercit eshte e vonuar. Ngerci politik eshte pergjegjesi e liderit te opozites Edi Rama i cili ka refuzuar ofertat me te mira. Oferta e tij e re u be per te shmangur pergjegjesite por eshte nje veprimi vonuar Rama sbllokoi dot liberalizimin e vizave por bllokoi statusin e kandidatit. Ai po demton vendin per interesa egoiste dhe oferten e re e ka bere per te shmangur pergjegjesite - deklaroi z. Meta. Duke deklaruar se refuzimi i statusit kandidat per Shqiperine nga BE-ja eshte pasoje e ngercit politik Meta u shpreh se Rama po demton vendin per interesa egoiste. Rama bllokoi statusin por nuk bllokoi dot liberalizimin e vizave - tha Meta. Nder te tjera kreu i LSI-se u shpreh se ndihet krenar qe shqiptaret do te levizin lirisht pasi sic tha ai ky eshte nje premtim i mbajtur. Ilir Meta foli edhe per akuzat qe jane bere ndaj tij dhe ministrit te Shendetesise Petrit Vasili nga PS-ja duke shprehur keqardhjen per keto shpifje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›