E Diel, 1 Nëntor 2026

I vjedh shtëpinë dhe armën policit, arrestohet i riu

Një 27-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Elbasanit, pasi është autor i vjedhjes së një banese.

Policia arrestoi Lavdrim Shuli, banues në fshatin Kukur të Gramshit, pasi akuzohet se ka vjedhur banesën e shtetasit, A. M, banues ne lagjen "Sporti" Gramsh,  punonjës i policisë së burgut Peqin.

Përveç se i kanë vjedhur sende të tjera dhe para, policit i është vjedhur edhe arma e shërbimit.  Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri  pistoletë (arma shërbimit të punonjësit të policisë), 4 milion lekë të vjetra si dhe një sasi bizhuteri si dhe disa sende personale. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-07-29 12:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›