Decentralizimi, Basha mbledh krerët e minibashkive

Mësohet se mbledhje të tilla do të zhvillohen një herë në muaj për të diskutuar problemet që kanë të bëjnë me komunitetin.
"Synimi ynë i vetëm është vendosja e interesit të qytetarit në plan të parë, dëgjimi i zërit të qytetarit në vendimmarrje, dhe krijimi (kur mungojnë) dhe konsolidimi (kur ekzistojnë), i të gjitha instrumentave për t’i shërbyer sa më mirë qytetarit”, tha Basha.
Decentralizimi jo vetëm i autoritetit, kompetencave, por dhe i burimeve drejt minibashkive është kryefjala e kësaj reforme, që siç theksoi Basha, “do të kërkojë bashkëpunim të ngushtë me minibashkitë, përvojën e kryetarëve të rizgjedhur të njësive dhe gjithëpërfshirjen e të gjitha forcave politike të përfaqësuara në qytetin e Tiranës”.
Basha u tha kryetarëve se “jam i vendosur për ta bazuar Bashkinë e Tiranës në një marrëdhënie të re respekti reciprok me të gjithë kryetarët e zgjedhur të minibashkive, pavarësisht ngjyrave politike, përmes bashkëpunimit, tentimit të konsensusit në vendimmarrjen bazë, por dhe llogaridhënies”. /S.Ll/Start/
2011-07-29 14:07