E Diel, 1 Nëntor 2026

I vjedhin laptop-in, shoku gjen hajdutin tremijë km larg

Gjatë pushimeve në Tenerife, apartamenti i britanikut Mike Birtëhistle ishte zbrazur,ishin vjedhur dhe dy MacBook nga një mijë sterlina secili. Pasi është kthyer në Angli 47 vjecari i ka treguar ngjarjen ortakut të tij David Duffy, ekspert i teknologjisë. Shoku është vënë menjëherë në punë falë njohurive të tij informatike dhe jo vetëm ka arritur të gjejë laptop-ët e vjedhur, por ka gjetur dhe hajdutin që ndodhej tremijë kilometra larg.

Për David Duffy të gjente kompjuterat e vjedhur ka qenë shumë e lehtë . Njëri nga kompjuterat ishte i lidhur në internet dhe 39 vjecari ka mundur të marrë kontrollin e kompjuterit në distancë. Nga kamera e kompjuterit ka mundur të shohë fytyrën e hajdutit, i cili qëndronte ulur përpara, në këtë pikë i ka bërë disa foto dhe me anë të postës elektronike ja ka dërguar një mikut të tij në Tenerife. Ky i fundit i ka çuar imazhet në policinë lokale që ka identifikuar menjëherë hajdutin, që ishte i njohur për krime të tjera në të shkuarën.

Tashmë që të dy laptop-ët i janë kthyer pronarit të ligjshëm, Mike Birtëhistle ka falënderuar publikisht kolegun duke treguar se informacionet e përmbajtura në kompjutera kishte shumë herë më shumë vlerë se vetë ata: ”Kur pashë se më kishin vjedhur shtëpinë nuk kisha më shpresa se do ti shikoja më kompjuterat”, ka thënë ai për Daily Telegraph.
“Është një fitore e teknologjisë kundër krimit” ka deklaruar ortaku i tij për Daily Mail.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›