Psikologjia e radhës
Radha në automobil është një ankth universal. Të prish pushimet dhe influencon të përditshmen kur duhet të ndeshesh me të. Në se të gjithë jemi njësoj të dëshpëruar ndaj idesë së gjetjes të një bllokimi kur jemi në makinë, burra dhe gra ama reagojnë në mënyrë krejt të ndryshme nga njëri tjetri.
Ky përfundim ka dalë nga kërkimi i kryer nga ICM Research britanike, i zhvilluar në 11 vende europiane mbi 10 mijë persona.
Sipas studimit, meshkujt reagojnë ndaj bllokimeve të trafikut në mënyrë shumë agresive, e dëshmuar kjo me një rritje shtatë herë më të lartë ndaj asaj të femrave, të treguesve të stresit në pështymë.
Ndërsa femrat bëhen më lehtë viktimë e panikut, shpesh në fakt, shfaqjet e para të krizave të panikut dhe të ankthit, prej të cilave një grua vuan, shfaqen në makinë. Kjo ngaqë hapësira brenda makinës perceptohet si një lloj kurthi, ndjesi e forcuar nga radha në trafik.
(a.s/BalkanWeb)