E Diel, 1 Nëntor 2026

I vuri flakën Ndrecës, prokuroria kërkon 4 vite burg për Perikli Shqevin

TIRANE – Për afro 20 minuta, Prokuroria e Tiranës rindërtoi të gjithë ngjarjen e rëndë ku Gjergj Ndreca u ndez në flakë, në shenjë proteste për mosreagimin e shtetit ndaj protestave të ish të përndjekurve politikë.

Organi i akuzës kërkoi 4 vite burg për ish të dënuarin Perikli Shqevi, i akuzuar për plagosjen me dashje të Gjergj Ndrecës. 
Seanca e radhës do të zhvillohet më 24 shtator, kur Gjykata e Tiranës do të dëgjojë edhe palën mbrojtëse dhe më pas do të japë një verdikt.

Në muajin shtator të 2012-ës, një grup të përndjekurish politikë ndërmorën një grevë urie për të fituar të drejtat e tyre. Por me kalimin e kohës brenda çadrës së grevës u shënuan edhe disa incidente, siç ishte ai i aktit të vetëdjegies të Gjergj Ndrecës, për të cilin akuzohet miku i tij, Shqevi, se ishte ai personi që i vuri flakën. Por gjatë kësaj greve edhe ish-i përndjekuri tjetër, Lirak Bejko, i vuri flakën vetes, ç’ka rezultoi fatale për jetën e tij.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›