E Diel, 1 Nëntor 2026

Emri i Maqedonisë, i dërguari i OKB në Athinë

Nënkryetari i qeverisë greke dhe ministër i jashtëm, Evangelos Venizelos u takua me të dërguarin personal të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Mattew Nimic, i cili po viziton Athinën dhe Shkupin, në kuadër të procesit të negociatave për zgjidhjen e çështjes së emrit të FYROM. 

Venizelos konfirmoi mbështetjen e Greqisë ndaj përpjekjeve të zotit Nimic për gjetjen e një zgjidhjeje dhe përsëriti qëndrimin e palës greke se progresi në negociata dhe arritja e një zgjidhjeje reciprokisht të pranueshme në çështjen e emrit, do të ndihmojë përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Greqisë dhe ish republikes jugosllave të Maqedonisë, në forcimin e stabilitetit më gjerë në rajon dhe në krijimin e një dinamike të re për perspektivën europiane dhe auroatlantike të vendit fqinj. 

Venizelos paraqiti gjithashtu tezat e qeverisë greke për zhvillimet e deritanishme, për perspektivën e bisedimeve, si dhe për idetë dhe propozimet e zotit Nimic, duke theksuar gatishmërinë e Greqisë për të kontribuuar aktivisht në vazhdimin e procesit të negociatave. 

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›