E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtronte dhunë fizike ndaj nënës dhe vajzës, pranga 41 vjeçarit

KORCE-Policia e Korçës i ka vënë prangat një 41 vjeçari, sepse ushtronte dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike ndaj nënës 70-vjeçare dhe vajzës së tij vetëm 12-vjeçe.

Ngjarja është shënuar në fshatin Dishnicë, në banesën e tyre. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë, dukë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Koço Vangjelit.

Mësohet se 70-vjeçarja kishte bërë denoncim në polici edhe më parë. Ndaj saj dhe 12-vjeçares ishte dhënë një urdhër mbrojteje nga gjykata e Korçës, urdhër që K.Vangjeli e ka thyer. 

(m.s/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›