Sot betohen deputetët, Ilir Meta votohet kryetar Parlamenti
TIRANE-Në punimet e sotme të Kuvendit, që pritet të nisin në ora 11:00, pritet që deputetët e rinj të bëjnë betimin e mandej të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit, që sikundër është bërë e ditur tashmë, do të jetë kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Dje Kuvendi celi punimet e seancës së parë të legjislativit të dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. Seanca i mbylli punimet në orën 18:22, duke zgjatur kësisoj vetëm 12 minuta.
Kryeministri në detyrë, Sali Berisha dhe pasardhësi i tij, Edi Rama shmangën qoftë edhe një shtrëngim duarsh ndërkohë që nuk munguan përshëndetjet e kortezisë mes deputetëve të të dyja krahëve.
Sikundër ishte bërë e ditur, punimet e Parlamentit të ri i çeli, Namik Dokle, që në bazë të rregullores është deputeti
i dytë më i vjetër në moshë pas Berishës që më herët bëri publik vendimin e tij për të refuzuar hapjen e seancës.
Në fjalën e tij, Dokle nuk harroi të vinte në dukje nisjen e seancës pa bojkot nga palët, teksa u bëri apel grupeve parlamentare për
bashkëpunim dhe mirëkuptim në respekt të votës së popullit.
Kuvendi më pas miratoi ngritjen e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve të 140 deputetëve të rinj. Kjo procedurë, sipas rregullores parlamentare, i hap rrugën zgjedhjes së organeve drejtuese të Kuvendit. Komisioni përbëhet nga 9 deputetë: 4 nga Partia Socialiste (Armando Subashi, Ermonela Felaj, Besnik Bare dhe Vexhi Muçmata); 1 nga Lëvizja Socialiste për Integrim (Vangjel Tavo) dhe 4 nga Partia Demokratike e opozitës (Voltana Ademi, Oerd Bylkbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani).
Gjatë kësaj seance u zgjodh edhe Sekretaria e Përkohshme e Kuvendit, me anëtarë 3 deputetët më të rinj të Kuvendit, (Ylli Shehu, Olta Xhaçka dhe Klajda Gjosha).
(d.b/BalkanWeb)