E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vuri zjarrin kullotës, arrestohet

Zjarri i disa ditëve më parë në fshatin Glinë të Gjirokastrës e ka çuar në pranga 71-vjeçarin Spiro Qiro.

Sipas policisë, Qiro është shprehur se i ka vënë zjarrin kullotës për ta rigjeneruar për vitn e ardhshëm, por flakët kanë dalë jashtë kontrolli, duke përpirë një sipërfaqe rreth 1 ha e duke vënë në rrezik banesat e fshatit.

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dhjetëra persona për zjarrvënie të qëllimshme gjatë muajit të fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›