E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trichet: Kriza po përkeqësohet, duhet ndërhyrje urgjente

Jean Claude Trichet, president i BQE

Kriza ekonomike është përkeqësuar në tri javët e fundit dhe institucionet duhet të ndërhyjnë urgjent, pa vonesa të tjera që do ta rëndonin akoma më shumë situatën, është shprehur sot Jean Claude Trichet, presidenti i Bankës Qendrore Europiane.

E dimë prej kohësh që situata është shumë e rëndë, ndaj për këtë kemi shfrytëzuar të gjitha mënyrat e komunikimit me me qeveritë e vendeve derisa ato të marrin vendimet për të përballuar krizën botërore, epiqendra e të cilës jemi bërë ne, tha Trichet, duke shtuar se rreziku i përhapjes së krizës së borxheve është shtrirë tashmë edhe në SHBA dhe Japoni.

Janë shtuar rreziqet përsa i përket likuiditetit dhe financimit të bankave dhe Fondi i Shpëtimit mund të jetë i nevojshëm për të rikapitalizuar institutet, tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›