E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi takon Gylin: Turqia, partner strategjik

Gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet midis dy vendeve, ku Topi ka kërkuar shtimin e shkollave dhe spitaleve turke në vendin tonë. Sipas kreut të shtetit shqiptar, Turqia është partner strategjik i Shqipërisë.

“Jemi mirënjohës Turqisë për mbështetjen e veçantë që ka dhënë për njohjen e Kosovës”, tha Topi në konferencën për shtyp. 

Nga ana e tij, presidenti turk theksoi se Shqipëria është aleatja më e mirë në Ballkan për Turqinë, duke shtuar se shkëmbimet tregtare midis dy vendeve janë rritur ndjeshëm.

Në vijim, mes dy Presidentëve u zhvillua një takim kokë më kokë, i cili u pasua nga takimi mes delegacioneve respektive, bisedime të cilat u zhvilluan me kryesinë e Presidentit Topi dhe Presidentit turk, Gyl.  Gjatë bisedave u vlerësuan lart marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë, miqësia dhe lidhjet tradicionale, historike, kulturore midis dy popujve tanë.

Gjithashtu, u shpreh interesimi i përbashkët për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm reciprok në të gjitha aspektet, sidomos në fusha me rëndësi për zhvillimin dhe prosperitetin ekonomik të dy shteteve dhe popujve tanë./Start/

                                                                                             2011-10-10 16:50
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›