E Diel, 1 Nëntor 2026

I zhdukur prej 3 javesh gjendet i vdekur ne pyll

Policia dyshon se 75-vjecari eshte grabitur dhe ka pesuar vdekjen gjate ngjarjes. Trupi i pajete i Rrahman Markut u gjet nga kalimtare te rastit

Zhdukja prej me shume se tre javesh e nje burri te moshuar ne Diber ka mbetur mister deri diten e djeshme kur trupi i tij u zbulua ne nje pyll ku ishte i copetuar pasi mendohet te jete bere pre e kafsheve te egra. Rrahman Marku rreth 75 vjec lindur e banues ne qytetin e Peshkopise per here te fundit ishte pare muajin e kaluar kur ishte nisur nga Tirana per ne Diber pasi kishte shkuar tek disa te aferm.

Zhdukja

Burime nga policia lokale thane se i moshuari ishte zhdukur duke mos mberritur ne Tirane. Denoncimi nga te afermit e tij eshte bere menjehere sapo eshte kuptuar se ai nuk kishte shkuar ne destinacion dhe as eshte kthyer ne shtepi. Keta te fundit dhe policia e lajmeruar prej tyre u perpoqen per dite me radhe te zbulonin dicka per fatin e te zhdukurit po pa sukses. Burime nga policia thane se prej dites se largimit asgje nuk u mesua per fatin e 75-vjecarit ndersa dyshohej se ai mund te kishte pesuar dicka gjate udhetimit.

Gjetja

Gjate paradites kalimtare te rastesishem kane pare nje trup te masakruar i cili ishte copetuar dhe lajmeruan policine. Ekspertet e policise shkuan ne vendngjarje dhe hodhen dyshime se i ndjeri pasi kishte vdekur ishte ngrene nga kafshet e egra. Nga hetimet e para lokalizohet pista e grabitjes se mundshme. Te ndjerit nuk iu gjeten te holla me vete edhe pse familjaret thane se ai kishte pasur me vete nje shume te konsiderueshme. Kjo ka bere qe policia te perqendrohet ne pisten e grabitjes gjate se ciles mendohet se i moshuari ka pesuar edhe vdekjen ose eshte vrare. Burime nga policia thone se jane duke marre ne pyetje persona te aferm e te tjere te cilet mund te kene dijeni per ngjarjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›