MASH planifikon brenda vitit renditjen e universiteteve

Ministria e Arsimit publikon planin e integruar te ministrise per vitin 2010 ku planifikohet edhe renditja e universiteteve
Ministria e Arsimit dhe e Shkences planifikon qe te rendise universitetet ne vend brenda vitit 2010. Ne planin e integruar te ministrise te publikuar vetem pak dite me pare eshte planifikuar qe renditja e universiteteve qe do te zhvillohet nga agjencia gjermane DAAD do te kryhet brenda katermujorit te fundit te vitit pra nga shtatori deri ne dhjetor. Procesi i cili me sa duket ishte paraplanifikuar nga MASH sikurse edhe kompania qe do ta beje kete renditje sipas planit do te perfundoje ne muajin dhjetor.
Brenda vitit
Projekti i paraqitur ka titullin Vleresim i standardeve evropiane per te gjitha institucionet e arsimit te larte dhe si permbajtje ka klasifikimin dhe vleresimin e te gjitha IAL-ve publike dhe private nga kompania gjermane DAD si edhe publikimi i rezultateve te vleresimit ne website. Financimi i Bankes Boterore sipas planit te Integruar te Ministrise se Arsimit dhe te Shkences do te behet brenda katermujorit te trete te vitit pra deri ne fund te vitit 2010. Ketu perfshihen edhe numri i institucioneve te arsimit te larte qe i nenshtrohen vleresimit si edhe lista e institucioneve te vleresuara e publikuar.
Kriteret
Kriteret e perdorura per renditjen zakonisht ndahen ne tri kategori. Kategoria e pare ka te beje me faktet te cilat zene diku tek 70 per qind te totalit te pikeve qe merr nje universitet. Keto fakte kane te bejne me numrin e studenteve qe ka universiteti metrat katrore qe i takojne nje studenti sa pedagoge ka per cdo student mjediset e akomodimit dhe te argetimit madhesia e bibliotekes dhe punet shkencore qe kryhen ne emer te universitetit nga pedagoget e saj.
Keshtu sa me shume metra katrore dhe pedagoge per student te kete universiteti aq me mire do te renditet sikurse edhe sa me te madhe te kete biblioteken aq me shume shanse ka qe te arrije majat e renditjes. Per sa i perket punes shkencore numri i artikujve akademike te prodhuar nga pedagoget e universitetit perkates jane menyra me e perdorur e matjes se nivelit te cilesise se kerkimit shkencor ne nje institucion te arsimit te larte qofte publik apo privat.
Kategoria e dyte ka te beje me perceptimin qe kane studentet pedagoget dhe tregu i punes per universitetin ne fjale. Ne kete menyre pedagoget e universiteteve te tjera do te pyeten ne lidhje me cilesine e universitetit ku nuk punojne sikurse do te pyeten edhe studentet dhe persona te zgjedhur qe tregojne nje perfaqesi te tregut te punes e ne baze te tyre do te behet renditja e ketij elementi per universitetet.
Kategoria e trete ka te beje me kalueshmerine e studenteve dhe raportet ekonomike. Keshtu sa me shume te jene te paguar pedagoget dhe sa me i larte te jete shpenzimi per student i universitetit aq me lart do te jene ne renditje. Nderkohe qe raporti i studenteve qe hyjne ne universitet me ata qe diplomohen brenda minimumit te diplomimit pra sistemit trevjecar do te jete nje kriter shtese.
Renditja
Renditja e universiteteve sipas Ministrise se Arsimit dhe te Shkences ka si qellim baze tu tregoje maturanteve se cilat jane universitetet me te mira dhe cilat jane me te dobetat me qellim qe maturantet me te mire te aplikojne ne universitetet me te mira dhe si pasoje te kete nje renditje te qarte te cilesise dhe ndarje te diplomave ne baze te me te mireve.